Ndërlidhjet

Fuele: Kosova ta bëjë realitet perspektivën evropiane



“Anëtarësimi në BE është çelës për të ardhmen e rajonit. Kosova duhet të jetë krenare për progresin e deritashëm”, ka thënë Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Stefan Fuele.

Sipas tij, në vitin e dytë pas pavarësisë, korniza ligjore është konsoliduar dukshëm dhe është ruajtur stabiliteti politik.

Vjet Kosova organizoi zgjedhjet e para që u realizuan në mënyrë të rregullt dhe me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, ka thënë Fuele në një komunikatë, duke shtuar se Kosova ende ka sfida.

“Situata e sigurisë, edhe pse stabile, është e brishtë. Sundimi i ligjit në tërë Kosovën kërkon përpjekje të mëtutjeshme. Krimi i organizuar, pastrimi i parave, reformimi i administratës publike kanë nevojë për vëmendje të vazhdueshme. Gjatë mandatit tim, pres të shoh nxitje të vazhdueshme për pajtim midis komuniteteve të Kosovës”, ka thënë zyrtari i BE-së.

“Rruga është e qartë - shtetet anëtare të BE së e kanë ritheksuar se Kosova ka perspektivë evropiane sikurse edhe rajoni. Tash i takon Kosovës që ta bëjë këtë realitet”, ka thënë Fuele.
XS
SM
MD
LG