Ndërlidhjet

PE sheh përmbushjen e kushteve për heqjen e vizave



Një delegacion i Parlamentit Evropian i drejtuar nga Eduard Kukan, do të vizitojë Shqipërinë në fundjavë. Delegacioni ka për qëllim të informohet lidhur me përmbushjen e kushteve nga Tirana zyrtare për liberalizimin e vizave.

“Liberalizimi i vizave do të kishte kuptim nëse realizohej para verës, në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirshëm”, deklaroi Kukan.

Në përbërje të delegacionit të drejtuar nga Kukan do të jenë deputetët Jelko Kaçin, Simon Busuttil, Marije Kornalissen si dhe raportuesja e Parlamentit per liberalizimin e vizave Tanja Fajon.
XS
SM
MD
LG