Presidenti amerikan Barak Obama tha se pengimi i Iranit që të sigurojë armë bërthamore është një nga “prioritetet më të larta”.
Obama tha se nëse Republika Islamike e zhvillon bombën bërthamore, kjo mund të nxitë një garë të armatimit në Lindjen e Mesme.
Në intervistën për televizionin FOX, Obama u zotua për të ndërmarrë sanksione të reja ndërkombëtare kundër Iranit për shkak se ky i fundit ka dështuar të ndalojë aktivitetet bërthamore, që mund të orientohen drejt prodhimit të armëve bërthamore.