Ndërlidhjet

Prishtinë: Thaçi u nis për në Slloveni


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar në orët e pasdites për në Lubjanë të Sllovenisë, për të marrë pjesë në Konferencën rajonale, që mbahet në Bërdo afër Kranjit.

Kjo konferencë është shndërruar kohët e fundit në temë debatesh, pas kushtëzimeve të Serbisë, që Kosova të përfaqësohet nën ombrellën e UNMIK-ut.

Autoritetet e Prishtinës e kanë kundërshtuar këtë kushtëzim, duke thënë se në takime të këtilla, Kosova do të përfaqësohet vetëm si shtet.
XS
SM
MD
LG