Ndërlidhjet

Pakistani: Kundërshtohen pohimet e Kai Eides


Islamabadi i ka hedhur poshtë sugjerimet e ish të dërguarit të OKB-së në Afganistan, Kai Eide, se arrestimi i pjesëtarëve të lartë të talibanëve nga ana e Pakistanit, i ka shkatërruar bisedimet ndërmjet OKB-së dhe kryengritësve.

Duke folur për BBC, zoti Eide tha se kontaktet e tij sekrete me pjesëtarë të lartë talibanë, kishin filluar “me gjasë në pranverën e kaluar”, por ato ishin ndërprerë para disa javësh, pasi disa talibanë ishin zënë në operacionet e përbashkëta amerikano – pakistaneze.

Ai tha se me gjasë ishte e vërtetë se Pakistani dëshironte përfundimin e bisedimeve, pasi synonte ta kishte nën kontroll çfarëdo procesi të pajtimit me talibanët në Afganistan.

Por, një zëdhënës i Ministrisë së jashtme të Pakistanit, tha se arrestimet e talibanëve “nuk kishin të bëjnë asgjë me bisedime ose pajtim”.
XS
SM
MD
LG