Të paktën 1.500 njerëz u tubuan për të protestuar kundër kryeministrit rus Vladimir Putin në qytetin Vladivostok në Lindjen e Largët të Rusisë.
Liderët e koalicionit të grupeve opozitare lexuan një listë me kërkesa, që përfshijnë dorëheqjen e qeverisë së Putinit dhe kthimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta për guvernatorë.
Tubime të ngjashme janë parashikuar të mbahen edhe në qytetet tjera.
Kritikët e Kremlinit e shpallën ditën kombëtare të protestave për të mobilizuar të pakënaqurit nga mënyra se si qeveria e trajtoi krizën më të rëndë ekonomike në dekadën e fundit.