Ndërlidhjet

Sejdiu uron besimtarët për Festën e Sulltan Nevruzit



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu u ka uruar të gjithë besimtarëve bektashinj Festën e Sulltan Nevruzit.

“Në ditën kulmore për besimin bektashian, dëshiroj t’ju uroj përzemërsisht të gjithë besimtarëve bektashinj kudo që ndodhen, festën e Sulltan Nevruzit.
Lutem që kjo ditë e veçantë të nxisë edhe më shumë dashurinë në mes qytetarëve të vendit tonë, të cilët, pa dyshim, janë një shembull unikat i bashkëjetesës, i mirëkuptimit dhe i tolerancës në mes njerëzve me etni dhe besim të ndryshëm”, thuhet në urim.
XS
SM
MD
LG