Ndërlidhjet

Shqipëri: PS-ja e kundërshton grupin e krijuar nga Kuvendi


Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë thotë se krijimi i komisionit hetimor për zgjedhjet, i miratuar vetëm me votat e shumicës në Kuvend, është jashtëligjor.

Deputetja socialiste, Vasilika Hysi, u tha reporterëve se krijimi i këtij komisioni nuk e zgjidhë krizën, por përkundrazi e thellon atë.

“I ashtuquajturi Komision hetimor, i ngritur nga pushteti, e deformon demokracinë dhe shtetin ligjor”, theksoi Vasilika Hysi, duke e paraqitur deklaratën e përbashkët të Grupit parlamentar socialist.
XS
SM
MD
LG