Ndërlidhjet

Gjenevë: Shënohet Dita Ndërkombëtare e Ujit


Kryqi i Kuq thotë se afro 800 milionë njerëz në mbarë botën nuk kanë qasje tek uji i pastër, ndërsa 2.7 miliardë njerëz kanë mungesa të kapaciteteve higjeniko – sanitare.

Duke e shënuar Ditën Ndërkombëtare të Ujit, të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara, Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe thotë se ndryshimet klimatike, urbanizimi i shpejtë i paplanifikuar dhe imigracioni, kanë ndikim negativ në komunitetet më të varfëra në botë.

Kjo organizatë thekson se 50% e të gjithë shtertërve në spitale në botën e zhvilluar, janë të zënë me pacientët, që vuajnë nga pasojat e ujit të pasigurt dhe të mangësive sanitare.

Sipas saj, në Afrikë dhe Azi, “gratë ecin mesatarisht nga gjashtë kilometra, çdo ditë, vetëm për të marrë ujë”.

Kryqi i Kuq ka bërë thirrje për më tepër aktivitet lidhur me përdorimin e ujit dhe të kapaciteteve sanitaro-higjenike dhe nga të gjitha vendet ka kërkuar që të kontribuojnë në nismën e saj globale për ujë, me të cilën synohet përfshirja e 7 milionë njerëzve me programe të ndryshme deri në vitin 2015.
XS
SM
MD
LG