Ndërlidhjet

BE: Irani t'i japë fund censurës



Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian i bënë thirrje Iranit që “t’i japë fund” censurës nga ana e shtetit.

Në deklaratën e përbashkët, 27 ministrat u bëjnë thirrje autoriteteve iraniane që menjëherë “të pushojnë së penguari transmetimet satelitore dhe ta ndalin censurën në internet”.

Ministrat e BE-së thanë se Brukseli është i “vendosur që t’i shtyjë përpara këto çështje, dhe të veprojë që t’i jepet fund kësaj situate të papranueshme”.

Autoritetet e Iranit e kanë rritur trysninë ndaj mediave dhe kanë arrestuar dhjetra gazetarë që nga shpërthimi i protestave pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale.
XS
SM
MD
LG