Ndërlidhjet

Kinë: Tetë fëmijë u vranë nga sulmi me thikë


Raportohet se në Kinë janë vrarë tetë fëmijë dhe pesë të tjerë janë plagosur, nga një sulm me thikë, në një shkollë fillore në provincën Fuxhian, në pjesën juglindore të Kinës.

Agjencia shtetëtore e lajmeve, Hsinhua, raportoi se sulmuesi me thikë ishte një mjek, që ishte larguar nga puna dhe që kishte probleme psikike.

Ky person i kishte sulmuar fëmijët kur ata po hynin në klasë herët në mëngjes.

Pas sulmit, shkolla është mbyllur dhe nxënësit janë urdhëruar që të kthehen në shtëpi.
XS
SM
MD
LG