Ndërlidhjet

Kina: Rasti “Google” nuk ndikon në raportet me Amerikën


Në raportet e Pekinit me Uashingtonin nuk do të ketë ndikim rasti i kompanisë “Google”, me seli në Shtetet e Bashkuara, nëse ky rast nuk “politizohet”, tha zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Kinës, Qin Gang.

Këto komente ai i bëri duke shpallur mbajtjen e takimit të nivelit të lartë ndërmjet zyrtarëve të lartë kinezë dhe atyre amerikanë në fund të muajit maj.

Në këtë takim, nga pala amerikane, do të marrin pjesë sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton dhe sekretari i trezorit, Timoti Gajtner.

Zoti Qin tha se mospajtimi me kompaninë e Internetit, “Google”, është “kryesisht një rast individual komercial”. Sipas tij, Kina e administron Internetin në bazë të ligjeve të veta.

Kompania “Google” tha dje se ka filluar zhvendosjen e shfrytëzuesve të vet nga sajti në Kinë, në një portal në Hong Kong.
XS
SM
MD
LG