Ndërlidhjet

Afganistan: U përplas një helikopter i NATO-s


Zyrtarë qeveritarë të Afganistanit thonë se një helikopter ushtarak i NATO-s është përplasur në jugperëndim të Kabulit.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme lidhur me viktimat eventuale nga ky rrëzim, që ndodhi sot në provincën Maidan – Vardak.

U tha se incidenti ndodhi derisa dy helikopterë të Turqisë po përpiqeshin për të ateruar në një hapësirë, që udhëhiqet nga ekipi i Turqisë për rikonstruktim dhe e cila shërben për forcat e sigurisë së NATO-s dhe për ekspertët civilë për rikonstruktim.

Helikopteri tjetër ateroi pa probleme.

XS
SM
MD
LG