Ndërlidhjet

Slloveni: Marrëveshja me Kroacinë – në pajtim me Kushtetutën


Gjykata Kushtetuese e Sllovenisë ka vendosur pozitivisht lidhur me marrëveshjen kufitare me Kroacinë, duke ndihmuar kështu në largimin e pengesës kryesore për Zagrebin në bisedimet për pranim në Bashkimin Evropian.

Mospajtimet për kufirin ndërmjet dy ish republikave jugosllave e kishin bllokuar synimin e Koracisë për integrim në BE, gjatë gjithë vitit të kaluar.

Vendimi i Gjykatës, se marrëveshja e arritur shtatorin e kaluar është në pajtim me Kushtetutën, tash i mundëson Sllovenisë, që të vazhdoj me procesin e ratifikimit në Parlament.

Tashmë kjo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kroacisë.
XS
SM
MD
LG