Ndërlidhjet

SHBA: Paralajmërim i ri për udhëtimet në Iran



Administrata Obama i ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që udhëtojnë në Iran, duke thënë se mund të përballen me armiqësi, ngacmim apo të arrestohen nga autoritetet iraniane.

Paralajmërimi nga Departamenti i Shtetit në mënyrë specifike i përmend kërcënimet e mundshme ndaj qytetarëve me shtetësi të dyfishtë.

Departamenti tha se prej vitit 2009, autoritetet e Iranit kanë penguar largimin e një numri qytetarësh amerikano-iranianë, madje ndonjëherë edhe për disa muaj.

Departamenti poashtu tha se një numër iraniano-amerikanësh janë burgosur dhe akuzuar për spiunazh dhe se kërcënojnë sigurinë kombëtare të Iranit.
XS
SM
MD
LG