Ndërlidhjet

Netanjahu bisedoi me Obamën



Kryeministri i Izraelit Benxhamin Netanjahu bisedoi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Barak Obama në mesin e tensioneve ndërmjet Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara rreth planeve izraelite për të zgjëruar vendbanimet hebreje në Jerusalemin Lindor.

Në shenjë tensionesh ndërmjet dy qeverive, Obama dhe Netanjahu nuk u paraqitën para gazetarëve dhe fotoreporterëve.

Zyrtarët thanë se Obama dhe Netanjahu kanë pasur mbrëmë dy takime të ndara që zgjatën rreth dy orë.

Pas takimit nuk u lëshua asnjë komunikatë zyrtare për përmbajtjen e diskutimeve apo arritjen eventuale të ndonjë marrëveshje.

Para takimit me Obamën, Netanjahu u tha liderëve të Kongresit se vazhdimi i bisedimeve paqësore me palestinezët mund të shtyhet edhe për një vit për shkak të kërkesave të palestinezëve për pezullimin e plotë të ndërtimeve izraelite.
XS
SM
MD
LG