Ndërlidhjet

SHBA: Daimler do paguajë miliona se ka korruptuar



Prodhuesi gjerman i automjeteve Daimler AG është akuzuar në Shtetet e Bashkuara se ka shkelur ligjin kundër mitos duke u paguar dhjetra milionë dollarë zyrtarëve në të paktën 22 vende në periudhën 1998-2008.

Në mesin e vendeve janë Rusia, Kina, Turqia, Egjipti, Iraku, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Turkmenistani dhe Uzbekistani.

Raportet thonë se Daimler planifikon të paguajë 185 milion dollarë për ta zgjidhur rastin, i cili u ngrit nga Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe Komisini për Siguri.

Sipas informatave, autoritetet amerikane thonë se Daimler i ka dhuruar për ditëlindje një automjet të blinduar Mercedes një zyrtari në Turkmenistan.

Kompania gjithashtu ka marrë pjesë në programin naftë-për-ushqim në Irak, ku pretendohet se i ka paguar zyrtarët e ministrisë për të siguruar kontrata.
XS
SM
MD
LG