Ndërlidhjet

GNK: Terroristët planifikojnë sulme nga burgjet



Grupi Ndërkombëtar i Krizave tha se terroristët e dënuar në Indonezi po e shfrytëzojnë kohën e tyre në burg për të rekrutuar dhe planifikuar sulme të reja duke mospërfillur rregullat e burgut, të cilat shpesh herë nuk zbatohen.

Sidni Xhons, eksperte për terrorizmin në Azi, tha se disa udhëheqës të aleancës së re terroriste janë takuar në burg ose përmes kontakteve të burgut muajin e kaluar në provincën Aceh.

Xhons tha se terroristët zakonisht mbajnë telefona celularë në burgjet e Indonezisë, përkundër ndalesës.

Ajo tha se kishte intervistuar një terrorist të dënuar i cili kishte 15 telefona celularë në burg.
XS
SM
MD
LG