Ndërlidhjet

Traktati SHBA-Rusi për çarmatim nënshkruhet në Pragë



Ministria e Jashtme e Çekisë tha se Praga është dakorduar që të jetë mikpritëse e nënshkrimit të traktatit të ri SHBA-Rusi mbi reduktimin e armatimit bërthamor.

"Na është kërkuar nëse do të ishim dakord që ta organizojmë takimin në Pragë kur të përfundojnë negociatat. Si aleatë, ne u konsultuam me SHBA-të, dhe u dakorduam", tha zëdhënësi i ministrisë, Filip Kanda.

Uashingtoni dhe Moska po përpiqen ta finalizojnë marrëveshjen para samitit bërthamor në Shtetet e Bashkuara që do të mbahet në prill.

Marrëveshja e re për çarmatimin do ta zëvendësojë Traktatin për Reduktimin e Armatimit Strategjik, nga viti 1991, i cili skadoi në dhjetor.

XS
SM
MD
LG