Ndërlidhjet

Josipoviç-Tadiq: Partneritet evropian



Presidenti i ri i Kroacisë, Ivo Josipoviç, u takua në Opati me homologun e tij serb, Boris Tadiq.

“Kemi konfirmuar një drejtim të ri, atë të partneritet evropian. Ne mbështesim të njëjtat vlera evropiane dhe dëshirojmë t’i zgjidhim problemet”, tha Josipoviç pas takimit jo zyrtar me homologun e tij serb.

“Ka shumë çështje që duhet të zgjidhim dhe dëshiroj që këto probleme të zgjidhen në frymën e bashkëpunimit evropian”, tha Tadiq.

Presidentët diskutuan dhe paditë për gjenocid të të dyja vendeve kundër njëri-tjetrit. “Do të ishte e mirë që kjo mosmarrëveshje të zgjidhej jashtë gjykatës”, tha Tadiq. Ai shtoi se “kjo nuk do të thotë heqje dorë nga gjykimi i atyre që kanë kryer krime lufte”.

Të njëjtin qëndrim theksoi dhe Josipoviçi, sipas të cilit nëse gjendej mundësia e arritjes së një zgjidhje, “padia do të ishte e pavlefshme”.

Takimi Josipoviç-Tadiq ishte i pari që nga marrja e detyrës nga presidenti kroat. Tadiqi nuk morri pjesë në ceremoninë e përurimit të Josipoviçit si president për shkak të pranisë së homologut të tij kosovar, Fatmir Sejdiu.
XS
SM
MD
LG