Ndërlidhjet

SHBA-Rusi, arrihet marrëveshja mbi çarmatimin



Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë arritur marrëveshjen bazë lidhur me paktin për çarmatimin bërthamor. Marrëveshja pritet të nënshkruhet në Pragë më 8 prill.

Zyrtarët në Kremlin kanë thënë se është arritur ujdia mbi çarmatimin, derisa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs tha se ka ende “diçka” që duhet të zgjidhet.

“Mendoj se jemi shumë afër arritjes së një marrëveshje mbi çarmatimin. Nuk do të ketë një marrëveshje përfundimtare derisa presidenti Obama dhe homologu i tij Medvedev të mund të diskutojnë”, tha Gibs.

Marrëveshja e re do të zëvendësojë atë të vitit 1991, që përfundoi dhjetorin e kaluar.

Praga është vendosur si vendi i nënshkrimit, pasi në kryeqytetin çek presidenti Obama formuloi synimin e tij për një botë pa armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG