Ndërlidhjet

Ban: Ndërtimet në Jerusalemin Lindor, të paligjshme



Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka përfunduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, pa arritur ndonjë rezultat në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Uashingtonin.

Dy vendet kanë qëndrime të ndryshme lidhur me planet izraelite për ndërtime të reja në kolonitë hebreje në Jerusalemin Lindor. Netanjahu, pak përpara largimit, tha se është shënuar përparim drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Agjencitë e lajmeve citojnë zyrtarët amerikanë, sipas të cilëve, bisedimet mes Netanjahut dhe të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, Dejvid Miçëll, dështuan të jepnin ndonjë rezultat.

Kritika ndaj Izraelit kanë ardhur dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Mun.

“Jam në dijeni të lajmeve të fundit për ndërtimin e 20 shtëpive në Jerusalemin Lindor, por këtë rradhë në zemër të një lagjeje arabe. E them sërish se bazuar në ligjin ndërkombëtar kolonitë janë të paligjshme. Kjo duhet të marrë fund”, tha Ban para Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG