Ndërlidhjet

Rusi: U Ndalua libri “Mein Kampf”


Prokurorët e Rusisë sot e kanë ndaluar librin “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit, me qëllim që të frenohet shtimi i grupeve militante të së djathtës ekstreme.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm, nëpërmjet të një kumtese, tha se libri e “arsyetonte diskrimimin dhe shkatërrimin e racave jo-Ariane”.

Mëtutje theksohet se qasja te libri i Adolf Hitlerit, nga viti 1925, “ishte e lirë në disa faqe Interneti dhe poashtu ishte shitur në mënyrë gjysmë legale nga librashitësit”.

Aktualisht Rusia e ka ligjin, që të gjitha librat e shkruara nga liderët e Partisë Naziste Gjermane, automatikisht i kualifikon si ekstremiste, por “Mein Kampf” nuk është emëruar në mënyrë të qartë si libër i ndaluar.

Pas masës së fundit, shitja ose shpërndarja e librit “Mein Kampf” do të gjobitet me të holla.
XS
SM
MD
LG