Ndërlidhjet

Irak: Fitore e ngushtë e ish kryeministrit Allavi


Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Irak, të mbajtura më 7 mars, tregojnë se blloku Irakija i ish kryeministrit, Ijad Allavi, ka fituar më së shumti vende deputetësh në Parlamentin e këtij vendi.

Zoti Allavi ka fituar dy vende më tepër se blloku Shteti i Ligjit, që udhëhiqet nga kryeministri aktual, Nuri al-Maliki.

Irakija ka fituar 91 vende, në Parlamentin prej 325 deputetësh, ndërsa Shteti i Ligjit fitoi 89 vende.

Al-Maliki tha se nuk i pranon rezultatet, sepse ato nuk ishin “finale”.

Aleanca Nacionale e Irakut, një koalicion i përbërë kryesisht nga grupet shiite, fitoi 70 vende, ndërsa Kurdistana, e përbërë nga blloqet poli tike kurde, fitoi 43 vende.

17 vendet e mbetura i kanë fituar kandidatët e pavarur dhe ata të partive më të vogla.

Së paku 15 vende do tu jepen anëtarëve të grupeve religjioze dhe të minoriteteve.
XS
SM
MD
LG