Ndërlidhjet

Ban: Bisedimet izraelito-palestineze s’kanë alternativë



Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Mun ka kërkuar nga Lidhja Arabe që të mbështesë fillimin e bisedimeve jo të drejtpërdrejta izraelito-palestineze.

Ban i tha pjesëmarrësve në takimin dy ditor të Lidhjes Arabe se “çfarëdo shqetësimesh të kemi, nuk ka alternativë ndaj bisedimeve për zgjidhjen që do çojë në krijimin e dy shteteve”.

Ban përsëriti se “qëllimi ynë duhet të jetë zgjidhja e të gjitha problemeve që lidhen me statusin final brenda 24 muajsh”.
XS
SM
MD
LG