Ndërlidhjet

Obama viziton Afganistanin, takohet me Karzain


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, sot pasdite ka arritur për një vizitë të shkurtër dhe të pa paralajmëruar në Afganistan. Me të arritur në Kabul, Barak Obama është takuar me presidentin e Afganistanit Hamid Karzai.
“Populli amerikan është i inkurajuar me progresin e bërë”, u ka thënë gazetarëve presidenti Obama pas takimit me Karzain.
Presidenti amerikan me këtë rast ka kërkuar nga Karzai të ”vazhdohet me progresin” në frontin civil, duke përfshirë edhe qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e ligjit.
Obama ka ftuar Karzain për bisedime në Uashington në muajin maj, ndërsa presidenti i Afganistanit është falënderuar për ndihmën dhe ka vënë pah se do të vazhdoi partneriteti.
XS
SM
MD
LG