Ndërlidhjet

Shqipëri: SHBA ndihmon shkatërrimin e municionit


Ministria e mbrojtjes e Shqipërisë tha se i janë premtuar 10 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara, si pjesë e donacioneve nga vendet e NATO-s, për shkatërrimin e depove masive të municionit nga periudha komuniste, deri në vitin 2013.

Ky donacion do të ndihmoj për financimin e projektit prej 47.6 milionë dollarësh, lidhur me shkatërrimin e afro 90 mijë tonë të municionit të tepërt, që ndodhet në depot e vjetra ushtarake, e që shihet si kërcënim për siguri.

Në vitin 2008, nga një shpërthimi në një depo armatimi afër Tiranës, janë vrarë 26 vetë dhe plagosur afro 300 të tjerë.

Prej vitit të kaluar Shqipëria është anëtare e NATO-s.
XS
SM
MD
LG