Ndërlidhjet

Shkencëtarët përplasën pjesët e protonit



Sot me sukses është kryer përplasja e pjesëve të protonit që udhëtonin me shpejtësi të dritës.

Shkencëtarët që punojnë në tunelin e gjatë 27 km nën kufirin franko-zviceran, thanë se eksperimenti i sotëm shënon fillimin e punimeve që mund të çojnë në zbulimin e bazave të fizikës së re.

Shkencëtarët synojnë të krijonë verzionin në miniaturë të “Shpërthimit të Madh” (“Big Bang”), për të cilin shkencëtarët besojnë se i dha lindje universit 14 miliardë vjet më parë.

Shkencëtarët shpresojnë se eksperimenti i tyre do t’u hedhë dritë mistereve kyçe të gjithësisë, si origjinës së yjeve dhe planeteve.

Por ata tërhoqën vërejtjen se të dhënat e fituara nga përplasja sub-atomike do të duhet kohë për t’u vlerësuar.
XS
SM
MD
LG