Ndërlidhjet

Dagestan: Nga dy shpërthime, 12 të vrarë


Policia thotë se së paku 12 vetë janë vrarë nga dy shpërthime në Republikën ruse të Dagestanit, në Kaukazin Verior. Janë plagosur më se 20 të tjerë.

Një zëdhënës i policisë tha se një sulmues i dyshuar vetëvrasës e ka aktivizuar njërin nga shpërthimet, që ndodhën sot në qytetin Kizlyar.

Ai njoftoi se ndër viktimat është edhe një zyrtar i lartë i policisë.

Shpërthimet ndodhën afër një shkolle dhe afër selisë së ministrisë së brendshme lokale. Në kohën e shpërthimit në shkollë nuk kishte nxënës.

Të hënën, nga dy sulme vetëvrasëses me bomba në metron e Moskës, u vranë 39 njerëz.

Shërbimi Federal i Sigurimit të Rusisë tha se sulmueset vetëvrasëse të dyshuara kishin lidhje me militantët në Kaukazin Verior.
XS
SM
MD
LG