Ndërlidhjet

Irak: Allavi akuzon Iranin për ndërhyrje


Ish kryeministri irakian, Ijad Allavi, e ka akuzuar Iranin se po synon ta pengoj atë që të mos bëhet kryeministër i ardhshëm irakian, pasi blloku i tij politik fitoi në zgjedhjet e përgjithshme.

Zoti Allavi, aleanca sekulare e të cilit doli më e mira në zgjedhje, me 91 vende në Parlamentin me 325 deputetë, tha në BBC se beson se Teherani po ndërhynte “në masë të madhe” në procesin politik në Irak dhe se kjo ndërhyrje është “shqetësuese”.

Zoti Allavi tha se autoritetet e Iranit deri tash i kanë ftuar përfaqësuesit e të gjitha partive më të mëdha irakiane për bisedime në Teheran, me përjashtim të bllokut të tij.

Ish kryeministri Allavi, që është shiit me pikëpamje sekulare, ndërsa blloku i tij politik ka fituar mbështetjen edhe nga pakica sunite, tha se beson se regjimi iranian dëshiron ta pengoj atë që përsëri të mos bëhet kryeministër.
XS
SM
MD
LG