Ndërlidhjet

File: KE-ja, neutrale ndaj statusit të Kosovës



“Komisioni Evropian ka qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, por ne shohim të ardhme të qartë evropiane si për Kosovën edhe për Serbinë”, deklaroi eurokomisioneri për zgjerimin, Shtefan File.

Ai shtoi se BE-ja po punon ngushtë me Kosovën “veçanërisht në tre fusha, që janë të rëndësishme për aspiratat evropiane të saj”.

“Bashkëpunimi në rajon dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë shumë të rëndësishme”, tha File. Eurokomisioneri për zgjerimin theksoi se sheh “vendosmëri në mesin e udhëheqësve të Ballkanit për të zgjidhur problemet në të njëjtën kohë me bisedimet për anëtarësim”.

Shtefan File i bëri këto komente në një intervistë për EurActiv.
XS
SM
MD
LG