Ndërlidhjet

OKB: Kërkohen 3.8 miliardë dollarë për Haitin



Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Mun, ka hapur takimin e donatorëve për Haitin.

Ban ka kërkuar nga pjesëmarrësit të ndihmojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Haitin. Përfaqësues nga mbi 100 shtete dhe organizata ndërkombëtare po marrin pjesë në takimin që po mbahet në selinë e OKB-së në Nju Jork dhe që synon mbledhjen e 3.8 miliardë dollarëve, të cilat do të mund të përdoren në dy vitet e ardhshme.

Llogaritjet tregojnë se Haiti ka nevojë në 10 vitet e ardhshme për mbi 11 miliardë dollarë për tu rindërtuar.
XS
SM
MD
LG