Ndërlidhjet

SHBA-të mirëpresin rezolutën serbe për Srebrenicën



Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur rezolutën e miratuar nga parlamenti i Serbisë, ku dënohet masakra e Srebrenicës.

“E vlerësojmë si hap pozitiv drejt pajtimit, drejt adresimit të krimeve të së shkuarës, përmirësimit të marrëdhënieve rajonale dhe nxitjes së qëndrueshmërisë në rajon. Si pjesë e këtij procesi, angazhimi i Serbisë, ashtu siç theksohet dhe në rezolutë, se do të vbazhdojë përpjekjet të bashkëpunojë plotësisht me Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, përfshi kapjen dhe dorëzimin në Hagë të kërkuarve që janë ende në arrati, Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiq, është i mirëpritur”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner.

Toner theksoi se sa i përket përdorimit të termit masakër apo gjenocid, Shtetet e Bashkuara pajtohen me vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se në Srebrenicë ndodhi gjenocid.
XS
SM
MD
LG