Ndërlidhjet

Rusi: Varrosen viktimat e sulmeve në metro



Në Rusi sot po zhvillohen ceremonitë e varrimit për disa nga viktimat e sulmeve me bomba në metronë e Moskës.

Sulmet, që lanë 39 të vdekur, janë marrë përsipër përmes një videoje në internet nga Doku Umarov, udhëheqësi i militantëve çeçenë.

Gjatë natës dy persona u vranë në Dagestan, një nga republikat e Kaukazit të Veriut, pjesë e Federatës Ruse. Dyshohet se makina ku ndodhi incidenti ishte e mbushur me lëndë shpërthyese. Incidenti vjen pas sulmit të djeshëm në Dagestan, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën mbi 20 të tjerë.
XS
SM
MD
LG