Ndërlidhjet

Bruksel: Mbyllet aleanca Bashkimi Evropian Perëndimor


Aleanca për bashkëpunim ushtarak evropian, e quajtur Bashkimi Evropian Perëndimor, do të mbyllet në mesin e vitit 2011, pasi roli i saj në masë të madhe është zëvendësuar nga Bashkimi Evropian, kanë thënë sot diplomatët e BE-së në Bruksel.

Vendimi është marrë mbrëmë vonë, nga 10 vendet anëtare, Belgjika, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Britania, që janë edhe anëtare të BE-së dhe NATO-s.

“Bashkimi Evropian Perëndimor e ka realizuar rolin e tij historik. Në këtë aspekt kolektivisht është vendosur që marrëveshja të përfundoj, që nënkupton mbyllje efektive të kësaj organizate”, thuhet në kumtesën e përbashkët.

Kjo aleancë ishte formuar në vitin 1954, pas refuzimit të Francës, që të krijohej Komuniteti Mbrojtës Evropina, me një ushtri të vetme.

Qëllim i Bashkimit Evropian Perëndimor ishte sigurimi reciprok i ndihmës për vendet anëtare, në rast të agresionit, duke i forcuar përkushtimet, që në atë kohë ekzistonin nën ombrellën e NATO-s.
XS
SM
MD
LG