Ndërlidhjet

Kroacia mund t’i dërgoj edhe 20 ushtarë në Afganistan


Kroacia mund ta shtojë praninë e saj në Afganistan, duke i dërguar 20 instruktorë ushtarakë, tha sot presidenti Ivo Josipoviq, në përvjetorin e pranimit të Kroacisë në NATO.

“Nëse Parlamenti e pranon këtë, e unë shpresoj se po, Kroacia do ta forcoj pozicionin e saj ndërkombëtar, duke vazhduar rolin aktiv dhe pozitiv në Afganistan”, tha Josipoviq.

Një zyrtar i Ministrisë së mbrojtjes së Kroacisë tha se në këtë mënyrë, njumri i ushtarëve kroatë në Afganistan, do të arrinte në 320. Ata shërbejnë në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë, që udhëhiqet nga NATO-ja.

Kroacia dhe Shqipëria, para një viti, së bashku u pranuan në NATO.
XS
SM
MD
LG