Ndërlidhjet

Irani bllokon transmetuesin francez



Transmetuesi publik francez, "France 24", e akuzoi Iranin se ia ka bllokuar faqen e internetit për përdoruesit në këtë vend, duke e cilësuar hapin si "censurë".

Javën e kaluar, agjencia e telekomunikimeve e Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje Iranit që të pushojë së penguari transmetimet e radiotelevizioneve të huaja.

"France 24", e cila transmeton program në frengjisht, anglisht dhe arabisht, e ndërlidhi bllokadën e faqes së internetit me mbulimin e lëvizjes opozitare.
XS
SM
MD
LG