Ndërlidhjet

Uashington. Akuzat e Karzait janë 'shqetësuese'



Shtëpia e Bardhë tha se kritikat e presidentit afgan Hamid Karzai kundër fuqive të huaja në Afganistan janë “shqetësuese” dhe se Uashingtoni po kërkon sqarim për akuzat.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë i pasoi kritikat ndaj Karzait, i cili dje i akuzoi të huajt për orkestrimin e manipulimeve të mëdha që e mbajtën në pushtet vitin e kaluar.

Më herët, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli i bëri thirrje Karzait të dalë dhe ta bindë bashkësinë ndërkombëtare se zyrtarët e tij po bëjnë hapa për të zvogluar korrupcionin.

Akuzat e Karzait u hodhën poshtë edhe nga Piter Galbrajt, ish shefi i misionit të OKB-së në Afganistan, i cili u akuzua nga presidenti afgan për përfshirje në mashtrimet në zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG