Ndërlidhjet

Obama do të takojë 11 liderë evropianë në Pragë



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama do të takohet me udhëheqësit e 11 vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore kur javën e ardhshme në Pragë do ta nënshkruajë marrëveshjen mbi armatimin bërthamor me Rusinë.

Shtëpia e Bardhë tha se takimet do të zhvillohen në kryeqytetin e Çekisë më 8 prill kur do të nënshkruhet marrëveshja historike që zëvendëson traktatin START, i cili skadoi në dhjetor.

Nuk janë dhënë detaje për emrat e vendeve apo liderëve që janë ftuar të marrin pjesë.
XS
SM
MD
LG