Ndërlidhjet

Rusi: Përpjekje për vetëvrasje masive në burg



Të paktën 10 të burgosur i kanë prerë enët e gjakut në duar në një përpjekje për vetëvrasje masovike në një burg në rajonin Saratov në jug të Rusisë.

Prokurorët thanë se të dënuarit u përpoqën të vrasin veten pasi ishin mbyllur në qeli, për shkak se kishin refuzuar të dalin në shetitjen e zakonshme në oborrin e burgut në qytetin Engels.

Prokurorët thanë se të burgosurve që deshën të vetëvriten, u është dhënë ndihmë e veçantë mjekësore.

Raportohet se në incidentin janë përfshirë prej 10 deri 15 të burgosur.
XS
SM
MD
LG