Ndërlidhjet

Putin i dorëzoi 4 helikopterë Venecuelës



Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, personalisht i ka dorëzuar Venecuelës katër helikopterët e fundit ushtarakë transportues Mi-17, nga 38 helikopterët që bleu Venecuela.

Putin i solli helikopterët me vete kur mbërriti në Karakas, ku bisedoi me presidentin Hugo Çavez.

Raportohet se Rusia dhe Venecuela kanë nënshkruar më shumë se 30 marrëveshje dhe deklarata për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme prej bujqësisë e deri në transportin ajror.

Në qendër të vizitës është sipërmarrja e përbashkët mes konzorciumit të firmave ruse dhe kompanisë shtetërore të Venecuelës për nxjerrjen e naftës.

Çavez tha se Rusia është e gatshme t’i ndihmojë Venezuelës që ta krijojë industrinë kozmike, si dhe të zhvillojë energjinë bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike.

Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli, e vuri në pikëpyetje programin hapësinor të Venecuelës, duke thënë se qeveria e saj duhet të fokusohet në problemet “tokësore” e jo “jashtëtokësore”.
XS
SM
MD
LG