Ndërlidhjet

Arrestohet gruaja e dytë në rastin "Xhejn Xhihadi"



Në Shtetet e Bashkuara është akuzuar edhe gruaja e dytë për shkak se ka komplotuar vrasjen e një karikaturisti suedez për shkak të vizatimeve që i kishte bërë Profetit Muhamed.

Departamenti i Drejtësisë tha se Xhemi Paulin Ramirez, e cila u arrestua dje në qytetin Filadelfia pasi ishte kthyer nga Irlanda, është akuzuar për komplot për sigurimin e mbështetjes materiale të terroristëve.

Departamenti tha se vjet Ramirez kishte udhëtuar me Kolin LaRouz, e dyshuar tjetër e njohur si “Xhejn Xhihadi” nëpër Evropë, për të “marrë pjesë në mbështetjen e xhihadit të dhunshëm”.

LaRouz u deklarua e pafajshme muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG