Ndërlidhjet

Prifti i papës krahason skandalet e kishës me anti-semitizmin



Ka nxitur kontraverza të shumta fjalimi i predikuesit personal të Papa Benediktit XVI, i cili kritikat ndaj papës dhe kishës katolike rreth skandaleve seksuale, i krahasoi me dhunën kundër hebrejve.

Komentet e atit Raniero Kantalamasa, që u bënë të Premten e Mirë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, u dënuan nga grupet hebreje dhe viktimat e abuzimeve seksuale nga peshkopët katolikë.

Duke ndenjur i ulur pranë Papës, Kantalamesa i krahasoi kritikat ndaj papës dhe kishës me atë që e quajti “dhunë kolektive” që e vuajtën hebrejtë gjatë historisë.

Liderët e grupeve hebreje i quajtën vërejtjet të pavend dhe fyese, duke thënë se miliona hebrej kanë vdekur për shkak të sulmeve anti-semitiste, por skandalet për abuzimet seksuale katolike nuk kanë çuar në vrasje dhe shkatërrime masive.
XS
SM
MD
LG