Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: Presionet na bëjnë më të vendosur



Presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se presionet e botës ndaj Iranit vetëm e bën Republikën Islamike më të vendosur për ta çuar para programin bërthamor.

“Ju mund të çani fytin tuaj, të hidheni lartë-poshtë, të bëni deklarata dhe të miratoni rezoluta, por mos mendoni se mund ta ndalni progresin dhe ndërtimin e shtetit të Iranit”, tha Ahmadinexhad në një fjalim televiziv.

Ai po ashtu tha se presidenti amerikan Barak Obama nuk ka treguar efikasitet për ndryshime “reale”, përkundër premtimeve që i bëri.
XS
SM
MD
LG