Ndërlidhjet

Tajlandë: Protestuesit kërkojnë zgjedhje të reja



Dhjetëra mijë protestues u grumbulluan sot në qendër kryesore tregtare të Bangkokut, duke u kërcënuar se do të mbeten aty derisa kryeministri i Tajlandës të shpallë zgjedhje të reja.

Protestat e ithtarëve të ish kryeministrit Thaksin Shinauatra, të cilat kanë hyrë në ditën e 21-të, kanë detyruar shumë shitës që t'i mbyllin dyqanet dhe e kanë paralizuar trafikun në kryeqytet.

Protestuesit kërkojnë që kryeministri Abhisit Vexhaxhiva të mbajë zgjedhje të reja, pasi siç thonë, ai erdhi në pushtet me grusht shtet ushtarak.
XS
SM
MD
LG