Në derbin e xhiros së 33. të Premier League, ekip i Çelsit (Chelsea) triumfoi në stadiumin Old Traford ndaj Mançester Junajtid (Manchester United) me rezultat 2:1.
Çelsi erdhi në epërsi me golin e Koul në minutën 21, kurse në minutën 79 Drogba shtoi epërsinë në 2 gola.
Të vetmin gol për "djajtë e kuq" e shënoi Machedas në minutën 81.
Me këtë fitore, Çelsi tash i prin tabelës së klasifikimit me dy pikë më shumë se Mançesteri.