Ndërlidhjet

Kabul: Mbështetet dekreti i Karzait për zgjedhjet



Dhoma e Epërme e parlamentit të Afganistanit e ka mbështetur dekretin e presidentit Hamid Karzai që e kufizon rolin e të huajve në zgjedhjet.

Mosmarrëveshjet për mënyrën e zgjedhjeve parlamentare në Afganistan, bënë që Karzai të thotë fjalë të ashpra kundër Perëndimit, gjë që u kiritikua nga Uashingtoni.

Dekreti i Karzait u heq Kombeve të Bashkuara të drejtën për të emëruar shumicën e anëtarëve në komisionin për vëzhgimin e zgjedhjeve, dhe kompetencat ia mvesh presidentit.

Të mërkurën, Dhoma e Ulët e parlamentit votoi kundër dekretit të Karzait.

Agjencia Reuters raportoi se vendimi i sotëm e hoqi nga rendi i ditës vendimin e së mërkurës, duke nënkuptuar se dekretei i Karzait mbetet në fuqi.
XS
SM
MD
LG