Ushtria e Koresë së Jugut tha se është gjetur trupi i një marinari nga luftanija e fundosur muajin e kaluar.
Shtabi i Përgjithshëm tha se kufoma u gjet sot pas disa ditë kërkimesh për të mbijetuarit nga katastrofa.
Luftanija 1.200 tonëshe Keonan u fundos pas një shpërthimi në 26 mars gjatë një patrullimi rutinë.
Pesëdhjetë e tetë anëtarë të ekuipazhit, përfshirë kapitenin, u shpëtuan.
Me kufomën e zbuluar sot, 45 marinarë vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.