Ndërlidhjet

Astronautët amerikanë dhe rusë arritën në Gjithësi


Zëdhënësi i agjencisë ruse të gjithësisë, Valeri Lindin, tha se anija kozmike Sojuz, me një astronaut amerikan dhe dy rusë, me sukses i është bashkuar Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Anija ishte lansuar pardje në bazën Bajkonur të Kazakistanit.

Në anijen Sojuz gjendet astronautja amerikane, Trejsi Kalduell Dajson dhe rusët, Aleksander Skvorcov dhe Mihail Kornienko. Aktualisht në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithsësisë gjenden tre kozmonautë të tjerë.

Pritet që pas tri ditësh në këtë stacion të arrijë edhe anija kozmike amerikane, Diskaveri.
XS
SM
MD
LG