Ndërlidhjet

Kabul: U vranë një ushtar i NATO-s dhe katër civilë


Nga shpërthimi i një bombe të improvizuar, sot në Afganistan, është vrarë një ushtar i NATO-s.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, tha se “një pjesëtar vdiq nga pasojat e një sulmi me një pajisje të improvizuar shpërthyese në jug të Afganistanit”.

Në këtë mënyrë, numri i ushtarëve të jashtëm, që u vranë në Afganistan, gjatë këtij viti, arriti në 145.

Njëherësh, ministria e brendshme e Afganistanit, njoftoi se katër civilë janë vrarë, kur makina e tyre hasi në një minë në qytetin Ghazni, poashtu sot në jug të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG